
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar liderët e opozitës Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, që të zhvillojnë një takim ditën e martë.
Ftesa e shefit të ekzekutivit vjen në kuadër të bisedimeve që Kurti po zhvillon në Bruksel me Presidentin serb Vuçiç.
“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.
Kujtojmë që në fjalën e mbajtur të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të VV, Kurti tha se mospajtimet politike duhet të tejkalohen për interesin e shtetit të Kosovës.



