Mori vesh se do të vdiste, nëna e re vendos të surprizojë të bijën deri sa të bëhet 19 vjeçe

Mori vesh se do të vdiste, nëna e re vendos të surprizojë të bijën deri sa të bëhet 19 vjeçe

Elisa Girotto ishte 40 vjeç dhe sapo kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël, kur u diagnostikua me kancer. Nëna e re nga Treviso, Itali,  para se të ndërronte jetë ka gjetur një mënyrë për t’u kujtuar gjithë jetën nga e bija.

Më 12 gusht, Elisa u martua me të dashurin e saj, Alessio, një dasmë që u organizua shpejt e shpejt, për shkak të kohës së pakët që sëmundja i kishte lënë.

Ajo kuptoi se vajza e saj, Ana, vetëm 1 vjeçe, nuk do ta mbante mend fare dhe vendosi t’i blinte dhuratat që do t’i kishte dhënë deri në moshën 19-vjeçare.

Ajo ka blerë dy dhurata për çdo vit: një për ditëlindje dhe një për Krishtlindje derisa vogëlusha e saj të arrijë moshën madhore.

“Si do t’ia bëj unë pa ty”, ka shkruar ajo për herë të fundit në rrjetet sociale, ku ka postuar foton e vet me vajzën.

Në “Facebook”, mesazhet që e mbështesin janë me mijëra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy