Rishihet lista e monumenteve natyrore/ Nika: Për të krijuar më shumë hapësira për zhvillim

Rishihet lista e monumenteve natyrore/ Nika: Për të krijuar më shumë hapësira për zhvillim

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për rishikimin e listës së monumenteve të natyrës në Shqipëri, duke propozuar fillimisht heqjen e 59 objekteve nga lista e mbrojtjes dhe përfshirjen e 26 të tjerave. 

 

Drejtori ekzekutiv i “Eko Albania”, Olsi Nika deklaroi për “MCN Live” se vazhdimisht ka rishikim të monumenteve të natyrës dhe zonave të mbrojtura.

 

Por ai ngriti shqetësimin se i gjithë procesi i nisur nga Ministria e Mjedisit, ka shtuar dhe një kriter tjetër, rishikimin me synim krijimin e më shumë hapësirave për zhvillim. 

 

Ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura u bë për të krijuar më shumë hapësirë për zhvillim në rrjetin kombëtar të zonave të mbrojtura, por rishikimi duhet të bëhet kur ka të dhëna shkencore për të provuar që një objekt ka humbur vlerën e zonës së mbrojtur. Qëllimi i rishikimit është vetëm për të shtuar vlerën e zonës së mbrojtur.

 

 Kriteret janë tërësisht shkencore, por dy parimet bazë pse zonat e mbrojtura shpallen si të tilla, është se zona duhet të ruajë vlerat natyrore. Një kriter i rëndësishëm është se këto zona janë vazhdimisht nën kërcënim nga aktivitetet njerëzore përreth tyre apo brenda tyre. 

 

Me sa duket i gjithë procesi i nisur nga Ministria e Mjedisit, ka shtuar dhe një kriter tjetër ti rishikojmë me synim krijimin e më shumë hapësirave për zhvillim. Edhe nëse kanë humbur vlerat, autoritetet duhet të punojnë për t’i rikthyer ato vlera, jo t’i përjashtojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy