
Dhjetëra studentë kanë protestuar këtë të mërkurë, në një marshim që nisi nga Universiteti Politeknik drejt kryeministrisë. Të rinjtë kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave dhe heqjen detyrimit për mbrojtjen e gjuhës së huaj. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka dalë me një deklaratë pas protestës.
Por tarifat aktuale që paguajnë studentët në universitetin publike janë miratuar nga viti 2014, ndërsa konsiderohen prej tyre të papërballueshme. Po ku pozicionet Shqipëria, krahasuar me Europën në nivelin e tarifave universitare?



