"Reuters": Trump nisi një operacion të fshehtë të ndikimit të CIA-s kundër Kinës

"Reuters": Trump nisi një operacion të fshehtë të ndikimit të CIA-s kundër Kinës

Gjatë kohës kur ishte President, Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës për të nisur një fushatë klandestine në mediat sociale kineze që synonte të kthente opinionin publik në Kinë kundër qeverisë së saj, sipas ish-zyrtarëve amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta në operacione shumë klasifikuara.  

Tre ish-zyrtarë i thanë Reuters se CIA krijoi një ekip të vogël operativësh që përdorën identitete false në internet për të përhapur narrativa negative për qeverinë e Xi Jinping, ndërsa zbuluan informacione stigmatizuese në mediat e lajmeve jashtë shtetit. Përpjekja, e cila filloi në vitin 2019, nuk është raportuar më parë.

Gjatë dkadës së fundit, Kina ka zgjeruar me shpejtësi gjurmët e saj globale, duke krijuar pakte ushtarake, marrëveshje tregtare dhe partneritete biznesi me vendet në zhvillim.

Ekipi i CIA-s promovoi akuza se anëtarët e Partisë Komuniste në pushtet fshihnin para të paligjshme jashtë shtetit dhe u cilësua si iniciativë e korruptuar dhe e dëmshme ajo e Kinës "Belt and Road", e cila ofron financime për projektet e infrastrukturës në botën në zhvillim, thanë burimet për Reuters.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy