Check up-i, një histori që vlen të rishkruhet

Check up-i, një histori që vlen të rishkruhet

Autori: Irena Beqiraj

Dikur, me shumë ironi, por edhe vërtetësisht, ministri i Shëndetësisë thoshte: “Unë nuk jam ministri i Shëndetit, por ministri i Sëmundjes”.

Në Shqipëri, kur flasim për shëndetësinë, flasim vetëm për spitalet, urgjencën, ilacet, pra për sëmundjen. Sa pak flasim për shërbim shëndetësor parandalues!

Shumë ekonomistë sot në botë janë fokusuar tek përfitimet dhe eficenca e shërbimeve mjeksore  parandaluse në uljen e kostove totale të shërbimeveshendetësore.

Në këto shërbime futet vaksinimi, check up-i apo edhe kontrolle të tjera rutinore ekzaminuese.

Për herë të parë në politikatshëndetësore shqiptare vendoset theksi tek parandalimi dhe hidhet një hap i rëndësishëm për të ofruar check up falas, si një mjet për të diagnostikuar në kohë, për të parandaluar apo ndihmuar që një kondicion i caktuar shëndetësor të mos përfundojë në një sëmundje e cila në rastin më të mirë do të kërkonte më shumë para për tu adresuar dhe në rastin më të keq, mund të kushtonte jetën.

Në kuptimin ekonomik, Check up-i paguar nga shteti nuk është shendetësia falas, por është një mjet i cili nëse përdoret siç duhet e në kohën e duhur, çon në uljen e kostove të shërbimit shendetësor që ndikon jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe në xhepat e shqiptarëve .

Është folur kaq shumë për Koncensionin e Check up–it. Kaq shumë emocione negative janë derdhur nëpër fjalime, debate, artikuj për këtë çështje aq shumë negativitet është farkëtuar sa është e vështirë të ndash:

  • Nëse janë kundër check up-it të ofruar në bashkëpunim me një operator privat?,
  • Janë të bindur që check up-i ofruar në partneritet me privation ku shton më shumë se sa do ti kushtonte shtetit po ta bënte vetë?,
  • Paragjykojnë ,pse fituese është një investiture shqiptare me emrin Vilma Nushi dhe besojnë që në se investitore do të kishte qënë Amy Hood, do ishim në duar më të sigurta për sa i përket investimit?
  • Apo janë kundërt faktit që sot check up-i ofrohet në 423 qendra shëndetësore në gjithë vendin, krahasuar me rreth 36 qendra që ofrohej dje ?,
  • Apo ndoshta janë kundra faktit që në pjesën më të madh e të këtyre qendrave infermjeret të pa pajisura me  mjetet e duhura por vetem me shtiza thurnin triko edhe sot janë trajtuar dhe përdorin laboratorë të rinj e modern?

Të gjitha këto pyejte mund të marrin përgjigje por me një kusht bazë që të gjykojmë duhet të lëmë mënjanë paragjykimin.

Çfarë tregojnë të dhënat:

Programi i kontrollit shëndetësor bazë për shtetasit rezidentë të grup-moshës 40-65 vjeç, ose ndryshe Koncensioni i check Up-it ka nisur zbatimin më 1 prill 2015 në 423 qendra shëndetësore në gjithë vendin, ku koncensionari ofron labratorët dhe bazën materiale për të bërë analizat e check up-it, ndërsa shteti personelin.

Në kontratë, si fillim ishte përcaktuar objektivi për kryerjen e kontrollit për 474,996 qytetarë/vit (39,583 qytetarë/muaj), pra 50% e qytetarëve të grup-moshës 40-65 vjeç që jetojnë në Shqipëri. Sipas kontratës, kompania do të paguhej me një shumë fikse 73,006,885.2 lekë çdo muaj.

Gjatë 2 viteve të plota të zbatimit të këtij programi, në të gjithë Shqipërinë kanë kryer kontrollin 645,257 qytetarë, ose 32% më pak se objektivi.

Kosto mesatare për dy vitet e para, të një check Up-i, ka rezultuar të jetë  2,715.5 lekë.

A është kjo kosto shumë e lartë? Sa kushtojnë këto analiza sipas tarifave shtetërore dhe sa kushtojnë këto analiza në një spital privat?

Kostoja e përditësuar e një pakete kontrolli bazë, sipas tarifave shtetërore aktualisht është 5,100 lekë dhe 7,900 lekë me tarifat e spitaleve jopublike (ref: Spitali Amerikan, )

Kostoja që buxheti i shtetit i paguan koncensionarit për paketë është  1.9 herë më pak se kostoja e kësaj pakete, sipas tarifave shtetërore dhe 2.9 herë më pak se ç’mund t’i kushtojë një qytetari po ta kryejë kontrollin në një spital jopublik.

Nëse do ti shtonim koston e personelit mjekësor e cila përballohet nga shteti sërisht kostoja e ofruar në partneritet me privatin, rezulton më e ulët se tarifat  e vendosura nga vet shteti shqiptar edhe as që mund të krahasohen me ato të spitaleve jopublike .

Fakti që është vendosur një pagesë fikse vjetore, i jep mundësi shtetit shqiptar  që të përfitojë nga ekonomia e shkallës. Sa më shumë persona ta kryejnë check up-in, aq më e vogël është kosto mesatare për paketë që përballohet nga buxheti i shtetit.

Për këtë arsye më datë 1 nëntor 2016 u rinegociua kontrata, duke shtuar 2 ekzaminime dhe zgjeruar fashën e grup-moshës me 10 vjet, pra në 35-70 vjeç, pa kosto shtesë, pra me të njëjtë vlerë kontrate.

Ndërkohë një zhurmë edhe më e pakuptueshme po ngarkon mendjet e shqiptarëve me tituj të tipit: “Skandal i radhës”; “Në dhjetor 2017 Qeveria detyron mjekët e familjes të punojnë për Vilma Nushin“ .

Ky është skandali i radhës në keqinterpretim apo keqinformim. Në mendimin tim, tërësisht profan, mjeku i familjes është baza e shërbimit parësor dhe mjeti i parë që ka në dorë për të diagnostikuar dhe pëcaktuar  rrugëtimine një individi në përballjen me risqet shëndetësore që i kanosen, është check up- i.

Jo vetëm për të rritur numrin e qytetarëve që marrin pjesë në programin e kontrollit shëndetësor bazë por mjekët e familjes e kanë detyrë të promovojnë diagnostikimit e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve, për të jetuar më gjatë dhe më mirë duke rritur kështu vitet e shëndetëshme të jetës.

Ka ardhur koha për të shkuar edhe më tej. Mjekët e familjes duhet të fillojnë  të flasin me gjuhën e Check Up-it, përmes prezantimeve shkencore dhe analizës së të dhënave të mbedhura. Për 2 vite të plota të zbatimit të programit janë mbedhur të dhëna të mjaftueshme në databazë për të krijuar profilin epidemiologjik të popullatës. Këto të dhëna të agreguara tani e në vazhdim i duhen vënë në dispozicion mjekëve të familjes, për t’i përdorur për qëllime shkencore, duke hartuar programet e edukimit dhe shërbimit në varësi të profilit epidemiologjik të popullatës.

A mjafton vetëm check up për të përmirësuar shendetësinë tonë? JO jam e sigurt që JO. Por pamjaftueshmëria nuk duhet të na humbasë arsyen edhe të na pengojë që të përdorim sa më shumë të jetë e mundur këtë mundësi të ofruar. Pamundësia për të vrapuar nuk mund të na heq dëshirën për të hedhur hapat e para . 

Të flasësh sot për check up konsiderohet si herezi, apo mbrojtje e aferës më të madhe korruptive të historisë shqiptare, ndërkohë që duhet të ishte tërësisht ndryshe. Të flisje sot për check up-in duhet të ishtë një mundësi për ndryshuar kulturën sesi i qasemi asetit më të çmuar që kemi, shëndetit.   Ministrja e Shendetësisë duhet që të paktën një ditë çdo muaj t’ja kushtojë promovimit të Check up-it dhe përdorimit të të dhenave të mbedhura prej tij. Në të kundërt ajo apo pasardhësit e saj të çdo kahu politik, do të vazhdojnë në jenë Ministra të Sëmundjes dhe jo të Shëndetit.

Shtojca 1. Tarifat shtetërore dhe të Spitalit Amerikan për paketën e kontrollit bazë.


Burimi: MSH & Spitali Amerikan, e përditësuar me 3 maj 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy