I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakpi, ish drejtori i Policisë së Elbasanit, Aleks Hajdari ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit në Elbasan.
Ai tha se grupet e bandave kanë ekzistuar edhe në vitin 2009, kur ai ishte drejtor policie në ketë qytet, por sipas të aktivizimi i grupeve kriminale është për shkak të neglizhencës dhe moskontrollit të policisë.
“Elbasani është i vetmi qark që ke mundësi të kalosh gjysmën e ditës të paktën me familjen. Është një qytet i qetë dhe konflikti i ndodhur është i vjetër. Marrja e kontrollit të territorit nga bota e krimit sjellin fitime. Kur kam qene në detyrë në Elbasan do thoja se bandat që janë aktive sot kanë ekzistuar edhe atëherë. Çështja është tek planifikimi i policisë për çdo qark. Grupet e bandave kanë ekzistuar dhe mendoj se nuk mungese informacioni nga policia, por ka neglizhencë dhe moskontroll territori.
Ndër të tjera ish drejtori i policisë në Elbasan tha se nuk ka dijeni që fisi Capja të ketë lidhje me politikën.
“Unë për periudhën që kam qenë drejt i policisë në 2009 ka qenë vit zgjedhor, por skam dijeni që fisi Capaj ka qenë i përkëdhelur, por ka qenë në mbikëqyrjen e vazhdueshme. Ka pasur kontrolle për arsye dyshimi dhe provat janë çuar në Prokurori. Flas për kohën time. Ka qenë periudhë zgjedhore, dhe nuk di që fisi Capaj të ketë pasur lidhje me politikën. Çdo individ që është i përfshirë në aktivitet kriminal ka përfitimet e veta. Detyra e punonjësve të policisë është që të kontrollojë, të dokumentoj provat dhe faktet. Kur kam drejtuar policinë, ka pasur raste kur një anëtari të fisit Capaj i ishin çuar disa materiale në Prokurori për akuzën e ‘vrasjes’”- tha ai. /BW



