Video/ “Fundi i botës”, uji i kuq përmbyt fshatin

Video/ “Fundi i botës”, uji i kuq përmbyt fshatin

Një fshat në Indonezi është përfshirë nga përmbytjet, por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke krijuar përshtypjen e pakëndshme të derdhjes së gjakut.

Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Mijëra përdorues të rrjeteve sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java.

Ngjyra e kuqe ka ardhur pasi lumi ka përmbytur fillimisht një fabrikë të punishteve artizanale, ku mbaheshin edhe shumë bojëra. Por në rrjetet sociale komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Shumë e kanë cilësuar edhe si një shenjë jo të mirë. “Shiu i përgjakshëm nuk është një gjë e mirë, shenjë e fundit të botës”, ka shkruar dikush.

Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji.  Nuk është e pazakontë që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera. Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë përmbytjeve të muajin të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy