Pak javë më parë emisioni investigativ “Xhadat” evidentoi çmimet e larta të produkteve të Conad në Shqipëri krahasuar me çmimet e po të njëjtave produkte në Itali.
Lidhur me këtë problematikë “Xhadat” ju drejtua me anë të një kërkese zyrtare administratës së Conad Shqipëri. Në përgjigjen e mbërritur shpjegohej se rritja reflektonte dhe kostot e importit.
Nisur nga përgjigja e kompanisë Conad, Xhadat bëri llogaritjet duke përfshirë, shpenzimet e transportit, shpenzime të tjera aksesore, taksa doganore dhe TVSH-në.
Sipas përllogaritjeve, rezultoi se i njëjti produkt, vaj ulliri, i cili në Conad Itali tregtohej me çmimin 514 lekë në Shqipëri tregtohej me çmimin 1050 lekë.
Rritja sa i takon shpenzimeve të transportit, shpenzime të tjera aksesore, taksa doganore dhe TVSH-në në rastin konkret ishte 200 lekë.
Diferenca prej 340 lekë sipas shpjegimit të Conad Shqipëri vjen si rezultat i lirisë që kanë për të vendosur çmimet e tregtimit supermarketet franchize.



