Haradinaj: Rama më kërkoi pezullimin e taksës ndaj Serbisë

Haradinaj: Rama më kërkoi pezullimin e taksës ndaj Serbisë

Kryeqeveritari Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga , kryeministër i Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri Rama s’mundet të ketë kërkesa, pasi ai qeverisë Shqipërinë, por mundet të ketë qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet të ket askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë të pezullohet taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Kreu i qeverisë tregon të mos ketë pranuar këtë kërkesë të homologut nga Tirana.

Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se për shkak të mos heqjes së taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar atij vizën për ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ka folur për bisedimet me ambasadorin amerikan në vend.

Kemi pasur bisedë para kohës së ‘Lutjeve të Mëngjesit’ dhe kur kemi diskutuar për taksën, më është thënë që në këtë klimë është e vështirë të jepet një vizitë në Amerikë se i kemi mendimet ndryshe. Unë e respektoj këtë”, tha Haradinaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy