Lufta e “Anonymous”/ Si po përpiqen hakerat ta minojnë Putinin

Lufta e “Anonymous”/ Si po përpiqen hakerat ta minojnë Putinin

Kolektivi haktivist “Anonymous” ka bombarduar Rusinë me sulme kibernetike që kur i shpalli "luftë kibernetike" presidentit Vladimir Putin, si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës.

Disa njerëz që operojnë nën flamurin e rrjetit folën për BBC mbi motivet, taktikat dhe planet e tyre. Nga të gjitha sulmet kibernetike të kryera që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, bie në hakimi nga "Anonymous" i rrjetit televiziv rus. 

Fill pas hakimit u shfaq një videoklip të shkurtër që tregon imazhet e bombave që shpërthejnë në Ukrainë dhe ushtarët që flasin për tmerret e luftës.  Videoja filloi të qarkullonte më 26 shkurt dhe u shpërnda nga llogaritë e mediave sociale “Anonymous” që kanë me miliona ndjekës.

Ai mblodhi shpejt miliona shikime. Po ashtu “Anonymous” pranoi se ishte përgjegjës për marrjen e shërbimeve televizive ruse për afro 12 minuta. Hakerët justifikuan veprimet e tyre duke thënë se ukrainasit e pafajshëm po masakroheshin.

“Ne do të përshkallëzojmë sulmet ndaj Kremlinit, nëse nuk bëhet asgjë për të rivendosur paqen në Ukrainë”, deklaruan ata.  “Anonymous” po ashtu rrëzoi faqet e internetit ruse dhe ka vjedhur të dhënat e qeverisë, por Lisa Forte, një partnere në kompaninë e sigurisë kibernetike Red Goat, thotë se shumica e këtyre sulmeve deri më tani kanë qenë bazike.

Megjithatë Lisa Forte thekson se hakimi i televizionit ka qenë një sulm tejet aktiv dhe me shkallë vështirësie të lartë.

 

RRËFIME

Roman, një sipërmarrës teknologjik ukrainas që kryeson një grup hakerësh të quajtur “Stand for Ukraine’, nuk kishte lidhje me organizatën derisa Rusia pushtoi vendin e tij. Ai rrëfen për BBC se si ekipi i tij shpërfytyroi uebsajtin e Tass, me një poster anti-Putin, ku përfshihej një logo e “Anonymous”. Roman punon nga kati i gjashtë i apartamentit të tij në Kiev, nga ku bashkërendon punën me ekipin.

“Jam gati të shkoj dhe të marr një pushkë për Ukrainën, por për momentin aftësitë e mia përdoren më mirë në kompjuter. Kështu që unë jam këtu në shtëpinë time me dy laptopët e mi, duke koordinuar këtë rezistencë IT." Ai thotë se grupi i tij mori një shërbim rajonal rus të biletave të trenit për disa orë. Hakeri mbron veprimet e tij duke u shprehur: “Këto gjëra janë të paligjshme dhe të gabuara deri në momentin që kërcënohesh vetë apo të afërmit”.

Një grup tjetër që është bashkuar me “Anonymous” është një ekip polak hakerimi i quajtur Squad 303, emër që e ka marrë nga skuadroni i famshëm luftarak polak në Luftën e Dytë Botërore. “Ne punojmë së bashku me Anonymous gjatë gjithë kohës dhe tani e konsideroj veten një anëtar të lëvizjes Anonymous”, shprehet anëtari i Squad 303, i cili përdor si emër të tijin atë të Jan Zumbach, një pilot në Luftën e Dytë Botërore.

Skuadra 303 ka ndërtuar një faqe interneti që lejon publikun të dërgojnë mesazhe me tekst në numra telefoni të rastësishëm rusë, duke u thënë atyre të vërtetën për luftën. Ata pretendojnë se kanë marrë mbi 20 milionë mesazhe me SMS dhe WhatsApp.

 

KUSH JANË "ANONYMOUS"?

Kolektivi haktivist u shfaq për herë të parë në 2003 nga faqja e internetit 4chan. Grupi nuk ka lidership, etiketa e tij është "Ne jemi legjion".

Çdokush mund të pretendojë se është pjesë e grupit dhe të hakojë për çfarëdo arsye që dëshiron, por në përgjithësi ata sulmojnë organizata të akuzuara për keqpërdorim të pushtetit.

Simboli i tyre është një maskë e “Guy Fawkes”, e bërë e famshme nga romani grafik “V for Vendetta” i Alan Moore, ku një revolucionar anarkist rrëzon një qeveri të korruptuar fashiste.

Grupi ka shumë llogari të mediave sociale, me 15.5 milionë ndjekës vetëm në faqet e tij në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy