Disa persona u plagosën pasi një burrë që bërtiste "Palestina e lirë" hodhi Molotov në një tubim në mbështetje të pengjeve izraelite në Kolorado.
Policia bëri me dije se nga sulmi mbetën të plagosur 8 persona të moshave nga 52 deri në 88 vjeç.
Autoritetet e konisderojmë një sulm terrorist, ndërsa FBI-ja bën me dije se i dyshuari ka përdorur një flakëhedhës të improvizuar, kokteje Molotov dhe materiale të tjera ndezëse.
Autori i sulmit, Mohamed Sabry Soliman 45 vjeç është një shtetas egjiptian që ka ardhur në Kaliforni me një vizë jo-imigruese.



