Konfindustria letër Ramës: Politikat e gabuara çuan në krizë, rifomatoni MIE

Konfindustria letër Ramës: Politikat e gabuara çuan në krizë, rifomatoni MIE

Konfindustria i kërkon kryeministrit Edi Rama, riformatim të qeverisë së dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Specifikisht, Konfindustria kërkon rikrijimin si portofol të veçantë të Ministrisë së Energjisë, me argumentimin se në dy mandatet e fundit të Qeverisë Rama, është përfaqësuar vetëm si shtojcë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas Konfindustrisë, kriza energjitike më të cilën përballet vendi sot dhe, vjen nga politikat e gabuara, menaxhimi i dobët, pasojë edhe e mospërfaqësimit të duhur qeveritar. 

Nëse do të kishte politika dhe menaxhim profesional dhe të pakorruptuar, jo vetëm nuk duhet të ishte prekur nga kriza e sotme e tregjeve ndërkombëtare, por edhe duhet të kishte përfituar epërsi konkuruese ekonomike në rajon, thuhet në letrën drejtuar qeverisë.

I njëjti arsyetim vlen edhe për tregun e prodhimit dhe tregtimit të hidrokarbureve.

Konfindustria thotë se edhe pse Shqipëria, zotëron fushën kontinentale më të madhe naftëmbajtëse në Europë, jo vetëm nuk përfiton, por ka çmimet e karburanteve nga më të shtrenjtat dhe cilësi më të dobët në nivel botëror si pasojë e tregut oligopol, mungesës së kontrollit shtetëror dhe korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy