Operacioni Forca e Ligjit, i njohur me shkurtesën OFL, nisi punën në terren të hënën.
Por njësoj me vëmendjen që mori operacioni që synon sekuestrimin e pasurive të personave që kanë lidhje me krimin, interes ngjalli edhe zëdhënësja që çdo ditë jep të dhëna të reja mbi ecurinë e punës së OFL-së.
Syzet e errëta e kanë bërë atë një personazh misterioz për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe nuk kanë qenë të paktë ata që janë përpjekur të mësojnë identitetin e saj.
Bjondia me syze të errëta mësohet se është Eljes Breca, e diplomuar për psikologji. Ajo ka rreth një vit që është pjesë e strukturës së Marrëdhënieve me Publikun të OFL-së.




