Suedi, zbulohet pas 34 vjetësh autori i vrasjes së kryeministrit Palme

Suedi, zbulohet pas 34 vjetësh autori i vrasjes së kryeministrit Palme

Tridhjetë e katër vjet pas vrasjes së ish-kryeministrit Olof Palme, prokurorët suedezë kanë më një fund një emër autori. Ata e identifikuan të dyshuarin si Stig Engstrom, i njohur edhe si "Njeriu Skandia", i cili vrau veten në vitin 2000. Identifikimi i tij mbyll përfundimisht hetimet për ngjarjen e ndodhur në vitin 1986.

Palme u qëllua nga pas, ndërsa po kthehej në shtëpi nga kinemaja me gruan e tij, Lisbet, në Stokholm.

Të njëjtën ditë që ndodhi ngjarja, ai kishte liruar nga detyra truprojat e tij. Atentati ndodhi në rrugën më të populluar të Suedisë dhe mbi dhjetë dëshmitarë raportuan se kishin parë një burrë që qëllonte me armë zjarri para se të ikte nga vendi i ngjarjes.

Mijëra njerëz janë marrë në pyetje për vrasjen. Një person u dënua fillimisht për vrasjen, por vendimi u rrëzua më vonë.

Stig Engstrom u bë i njohur si Skandia Man pasi ai kishte punuar për kompaninë e sigurimeve Skandia. Ai kishte punuar deri vonë mbrëmjen e vrasjes në selinë e firmës afër vendit të ngjarjes.

Engstrom, i cili ishte një nga 20 personat që dëshmuan atentatin, vrau veten në vitin 2000.

Ai u identifikua fillimisht si i dyshuar nga gazetari Thomas Pettersson, dhe policia filloi të kërkojë në Engstrom 18 vjet pas vdekjes së tij. Dyshohet se Engstrom e vrau kryeministrin Palme për shkak të pikëpamjeve të majta të tij. / BBC / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy