25 vjetori i çlirimit të Kosovës/ Blair: S’jam penduar asnjëherë që ju ndihmuam. Tani të punojmë për të ardhmen e popullit

25 vjetori i çlirimit të Kosovës/ Blair: S’jam penduar asnjëherë që ju ndihmuam. Tani të punojmë për të ardhmen e popullit

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili luajti një rol kyç në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, iu drejtua sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim të veçantë për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit,

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj, para 25-vjetësh.

Nuk mund t'ju falënderoj për mirëpritjen që keni bërë ndaj meje. Në këtë ditë 25 vjet më parë u arrit marrëveshja. Kosova më në fund u lirua, njerëzit mund të jetojnë, të shpresojnë, të besojnë sërish në të ardhmen e lirë nga presioni dhe padrejtësia. Sot kujtojmë ata që vdiqën, që dhanë jetën për çlirimin e këtij kombi. Ne kujtojmë guximin e tyre, sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për ta dhe për familjet e tyre. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë.

Ai shtoi se për t’i nderuar të rënët, sot duhet të punohet për ta ndërtuar shtetin. 

Po, ishte një luftë për liri, por jo thjesht për gjendjen e të qenit i lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që u kemi borxh atyre që kujtojmë sot. Këtë do të dëshironin ata, kjo do të ishte dhurata më e madhe për ata që e bënë detyrën atëherë, ne ndjekim shembullin e tyre dhe e bëjmë detyrën tonë tani. Për popullin, për të ardhmen dhe për kombin e bukur të Kosovës.  

“Ne i dhamë fund një makthi, por tani mund të ndërtojmë një ëndërr,” tha ai, duke nënvizuar se ndjekja e shembullit të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës është detyrimi më i madh për brezin e sotëm. Ish kryeministri britanik, do të ketë takim edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. Para këtyre takimeve, ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur një konferencë për media si dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy