
Një defekt në tubacionin e Fushë Kuqes ka lënë pa ujë të pijshëm këtë të martë disa fshatra dhe një pjesë të lagjeve në Durrës.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatrave dhe një pjesë në lagjet e qytetit.
Shkak është një defekt që ka ndodhur në tubacionin kryesor të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë zonën e fshatit dhe një pjesë të qytetit.
Brigada e avarive është në terren dhe po merret me riparimin e defektit në një kohë sa më të shpejtë.
Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.



