Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës rihter goditi Kinën lindore në orën 02:34 të mëngjesit me orën lokale, duke plagosur të paktën 21 persona dhe shembur 156 ndërtesa dhe shtëpi.
Televizioni zyrtar CCTV duke cituar autoritetet provinciale, raportoi se qindra trena u pezulluan mëngjesin e sotëm.
Tërmeti u ndje deri në qytetet Pekin dhe Tianjin, si dhe Shangai, rreth 800 kilometra nga epiqendra.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se tërmeti ndodhi 26 kilometra në jug të qytetit Dezhou në provincën Shandong në një thellësi prej 10 kilometrash.
Qendra kineze e tërmeteve CENC ka lokalizuar epiqendrën e saktë të tërmetit pranë fshatit Wangdagua, duke regjistruar gjithsej 59 pasgoditje.
Wangdagua është pjesë e qarkut Pingyuan, në qytetin prefektural të Dezhou.



