“Bujqësia në rënie të lirë!”, Skënderi: Kemi kapacitete prodhuese, por jo politika subvencionuese (VIDEO)

“Bujqësia në rënie të lirë!”, Skënderi: Kemi kapacitete prodhuese, por jo politika subvencionuese (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë Kristaq Skënderi deklaroi në MCN Live se bujqësia shqiptare është në rënie të lirë dhe buxheti i ri nuk e frenon dot këtë dukuri.

Skënderi tha se Shqipëria ka kapacitete për të prodhuar, por s’ka politika subvencionuese.

Ai shtoi se paradoksi qëndron në faktin se subvencionohen pak numër krerësh dhe kërkohet shumë prodhim.

Ndërsa u ndal te rënia e numrit të krerëve, Skënderi tha: Politikat s’bëhen më nga specialistët, por bëhen nga kasapët!”

Bujqësia shqiptare është në rënie të lirë që ky buxhet s’e frenon dot. Drita e parë jeshile duhet të nisë nga ky buxhet që ka ministria në dispozicion. Ne shpesh flasim për buxhete, para, projekte, fondacione, shoqata, por asnjëherë s’kemi parasysh impaktin e tyre. Kontaktet me ministrinë e Bujqësisë i kam pasur të herëpashershme pasi kam përfaqësuar edhe OJQ në sektorë të caktuar të bujqësisë. Vinin specialistë nga gjithë Shqipëria dhe drejtori nuk kishte protokoll, merrte ankesat tona, dhe pas 1 viti nga ato që kishim kërkuar s’ishte realizuar asnjë gjë. Ndiqnin vetëm procedurat dhe politikat e tyre që s’përshtateshin me terrenin. Është një shprehje e bukur ‘çoraganizim i organizuar’. Por është edhe një më e bukur, dje specialisti i bujqësisë s’kishte kohë të hynte në zyrë, tani s’ka kohë të dalë nga zyra. Ndoshta këshilltarët që janë afër titullarëve, këshillat që japin nuk lidhen me praktikën. A bëjmë zhvillimin e fermave vendase, apo të fermave të huaja?!

Do kujtoj ish-ministrin e Bujqësisë që për t’u mbushur mendjen konsumatorëve hante një domate live. Më dhemb ai qumësht që derdhet në rrugët e Lushnjës, e cila është në protestë. Të prodhosh një litër qumësht duhet një kosto e caktuar. Ishim në takim me ish-zv.ministrin që do merrte mendimin se cili është subvencionimi më i mirë dhe numri i krerëve që duhen subvencionuar. Unë nuk dhashë mendim por pyeta: Numri i krerëve që do subvenciononi është më i madh se numri i krerëve të pasubvencionuara në këtë shifër?! Ulu poshtë tha se nuk kemi ardhur për këtë! Ne subvencionojmë pak numër krerësh dhe kërkojmë më shumë prodhim. Ne kapacitete për të prodhuar kemi por s’kemi politika për t’i subvencionuar. Koncepti fermë s’duhet të fillojë me 10 krerë e lart. Dikur në fshatin Xibrakë kishte 300 lopë prodhuese, sot s’janë as 40 gjethë, jo më lopë prodhuese. Politikat s’bëhen më nga specialistët, por bëhen nga kasapët. Pas dy apo tre vjetësh do ta kuptojmë se çfarë bëjmë sot. Nëse do subvencionohet direkt për numër krerësh, për litra qumësht, direkt, atëherë pritshmëritë janë të shpejta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy