Dhuna në Mal të Zi, i dëmtuari mbërrin në familje: Na goditën pa arsye në kokë dhe trup

Dhuna në Mal të Zi, i dëmtuari mbërrin në familje: Na goditën pa arsye në kokë dhe trup

Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar, pas dhunës së pësuar në Mal të Zi, bashkë me dy shqiptarë të tjerë.

Korrespodentja e MCN TV, raporton se ai nuk ka pranuar të flasë për mediat, për shkak edhe të gjendjes së tij.

Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.

Kopaçi tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy