Shteti bektashi/ Kalemaj: Kryeministri bëri një hap pas, flet për Urdhër Sovran. Ide e pastudiuar (VIDEO)

Shteti bektashi/ Kalemaj: Kryeministri bëri një hap pas, flet për Urdhër Sovran. Ide e pastudiuar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në Mcn Live se ideja e shtetit të ri bekatshi në Shqipëri është diçka e pastudiuar. Kalemaj ngriti pyetjen se si do të rregullohen marrëdhëniet pronësore kur shumica e bektashinjve jetojnë në shtetet e tjera, jashtë territorit të Shqipërisë. Kalemaj vë re një ndryshim në gjuhën e Ramës ku tashmë nuk fliste për një “shtet sovran”, por për një “urdhër sovran”.

Që kur doli lajmi në NYT, ishte një audiencë ndërkombëtare e synuar nga kryeministri. Ai jo vetëm e konfirmoi, por ai çfarë nuk thoshte në atë tekst ndaj atyre që janë skeptikë. Kryeministri duket se kishte bërë një hap prapa për atë që thoshte ‘shtet sovran’, fliste për pasaportë dhe kufij të qartë të këtij shteti, tani iu referuar Urdhër Sovran. I vetmi rast që më vjen në mendje është Urdhri Sovran i Maltës. I paraprin Republikës së Maltës me të paktën 500 vjet, me një urdhër të Papës. Ka marrëdhënie diplomatike me mbi 111 shtete, por s’ka ndonjë esktraterritorialitet brenda ishullit të Maltës. Tani kemi të bëjmë me një status juridik të munguar të kryegjyshatës në raport me komunitetet e tjera fetare. Nëse është i tillë rasti ka nevojë për qartësi juridike. Duke iu referuar tekstit të Ramës, Nunci Apostolik, që t’i ta krijosh një Nunc Apostolik.... se dje Baba Mondi kishte emëruar ambasadorin. Interesante është si mund të emërohet ambasadori fuqiplotë pa u krijuar shteti! Vetëm në Turqi janë 12,5 milionë bektashinj. Shumica e bektashinjëve i bie të jenë jashtë territorit të këtij shteti, si do rregullojë marrëdhëniet pronësore? Është e pastudiuar. E ka thënë për operacion marketingu ndërkombëtar z.Rama?! Është një trill i tij? Është diçka që e mendon si konjukturë të re gjeopolitike? Apo për një vit zgjedhor? Apo është diçka e menduar mirë dhe mendon që do fitojë 2/3 e Parlamentit dhe do ndryshojë Kushtetutën? Këto nuk i dimë”.

I pyetur mbi vendimin që pritet të marrë Apeli për Ervin Salianjin, Kalemaj thotë:

Nëse do ketë vendim do jetë ose i pafajshëm, ose dënim. Mund të jetë dënim me punë komunitare, por çfarë do dënimi përjashton Salianjin nga kandidimi, kjo rëndon jo vetëm pozitën e tij individuale, por edhe forcën politike”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy