Trump-Merz në Shtëpinë e Bardhë/ Bisedimet për konfliktin në Ukrainë dhe tarifat e SHBA për BE

Trump-Merz në Shtëpinë e Bardhë/ Bisedimet për konfliktin në Ukrainë dhe tarifat e SHBA për BE

Po kthehem me ndjesinë se kam gjetur tek Presidenti amerikan dikë me të cilin mund të flas shumë mirë në një nivel personal.

Kjo ishte deklarata e dhënë e kancelarit gjerman Friedrich Merz, pas përfundimit të takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi mes dy krerëve të shtetit u shoqërua me tone pozitive, kështu kanë shkruar mediat ndërkombëtare, kurse Presidenti Trump nuk e fshehu entuziazmit që në nisje të bisedës me Friedrich Merz.

t, tha Trump.

Kancelari gjerman Merz e fokusoi bisedën tek konflikti në Ukrainë, duke i kërkuar Trump të ndërhynte tek Vladimir Putin për ti dhënë fund luftës.

"Duam që të përfundojë lufta në Ukrainë dhe diskutuam për mënyrën se si mund të kontribuojmë për këtë qëllim të përbashkët. Të gjithë jemi duke kërkuar masa dhe mjete për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme. Amerika është në një pozitë shumë të forte që të negociojë me Putin për t’i dhënë fund”, tha kancelari Friedrich Merz.

Në fund të takimit kancelari Merz i dhuroi Trumpit një faksimile të certifikatës së lindjes së gjyshit të Trumpit, Friedrich Trump, i cili lindi në Gjermani në vitin 1869. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy