
Dhjetëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në shtetin Italian kanë protestuar para amabasadës italiane në vendin tonë për mungesën e njohjes së kontributeve të tyre në punë, e për pasojë mosmarrjen e një pensioni. Ata i bënë thirrje qeverisë të nisë bisedimet me shtetin fqinjë për zgjidhjen e situatës.



