Regjistrohen 16 raste të reja me Covid, ministria apel për vaksinim për të frenuar variantin Delta

Regjistrohen 16 raste të reja me Covid, ministria apel për vaksinim për të frenuar variantin Delta

Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar 16 raste të reja me Covid-19, nga 2760 testime të kryera në total. Rastet e reja janë identifikuar në këto zona: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje. 

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.  

Nisur nga konfirmimi i rasteve të para me variantin Delta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve me apel që të marrin vaksinën për të frenuar përhapjen e saj. MSH thekson se vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit si dhe shmangin fatalitetet. 

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri,MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Varianti Delta i infeksionit SarsCov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH. 

Statistika (26 Korrik 2021) 

Raste të reja ditore 16 

Të shëruar në 24 orë 13 

Të shtruar në spitale 11 

Humbje jete në 24 orë 0 

Testime ditore 2760 

Testime totale 880,100 

Raste pozitive 132,891 

Raste të shëruara 130,152 

Raste Aktive 283 

Humbje jete 2,456 

  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 100 

Elbasan 34 

Kukës 31 

Vlorë 26 

Lezhë 25 

Durrës 19 

Shkodër 16 

Fier 15 

Berat 7 

Korçë 7 

Gjirokastër 3 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy