Pedagogu Roland Bejko komentoi në studion e MCN TV protestën e mbajtur nga opozita në disa akse rrugore të vendit. Bejko tha se pavarësisht se në këtë protestë nuk mori pjesë e gjithë opozita, ajo pati karakteristikat e mosbindjes civile, njësoj siç u paralajmërua.

Kjo bie erë protestë e tillë, pra në kuptimin e mosbindjes civile. Mirë është ta ruajnë këtë staturë, pra të edukojnë militantizmin. Aty nuk mund të them që është e gjithë opozita. Dihet qëndrimi që kanë segmente të caktuara në raport me zotin Berisha. Opozita qytetar u qëndron shumë larg këtyre. Por prapë kjo quhet protestë e formatit të mosbindjes civile.

Bejko tha se policia tregoi profesionalizëm.

Në momentin që ndërhyn policia, nuk bën asgjë tjetër veçse e kalon në çrregullim civil. Këta pretendojnë që policia është afruar. Zoti Vocaj, deri dje ka qenë vartës i zotit Noka, pra drejtues i lartë i Policisë së Shtetit. Policia duhet të qëndrojë larg dhe nesër të marrë masa sepse bllokimi i rrugëve është shkelje ligji.

Sipas Bejkos, protesta të kësaj natyre janë i vetmi mekanizëm që i ka mbetur Berishës në dorë, pasi ka humbur peshën që ka pasur në elektorat.

Rama po të dojë e jep qeverinë teknike. Ne kemi thënë që Berisha do të nxjerrë njerëz në rrugë sepse kjo i konventon Berishës dhe Ramës. Ata nuk duan që grupime të tjera të vogla të marrin zë në Parlament. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse dështim i të bërit politikë. Nuk ia doli të vinte si ofertë e re. Duke dështuar në këtë pikë, e shpreh frustracionin kështu. Po të kishte fituar besimin e qytetarëve nuk kërkonte mosbindje civile por dialog me qytetarët dhe rekrutime të reja në parti.