
Antropologu Nebi Bardhoshi parashtroi në emisionin “Arnautistan” kundërshtitë e tij me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Bardhoshi theksoi se do të ishte e dëmshme nëse do të realizohej kërkesa e Akademia e Shkencave që institutet dhe Akademia e Studimeve Albanologjike të shkrihen pranë saj.
Bardhoshi tha se Skënder Gjinushi në tre dekadat e fundit nuk është njohur në fushën akademike.
Kundërshtitë e mia dhe qëndrimi im kundër është kur Akademia e Shkencave kërkon që institutet dhe Akademia e Studimeve Albanologjike të shkrihen pranë saj. Jam kundër për arsye juridike, teorike, të një shkence të hapur dhe me integritet që duhet të ruhet. Akademia e Shkencave ka kërkuar bashkimin e instituteve si pjesë të saj. Thellë-thellë Akademia e Shkencave ka marrë përsipër projekte që s’ka kapacitete t’u shkojë deri në fund. Shkrirja e instituteve me Akademinë e Shkencave do sillte dëme publike. Do sillte pamundësinë e instituteve për t’u zhvilluar si institute të pavarura, dhe për programe mastera dhe doktoratura.
Ka akuza për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave sepse s’është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Gjinushi nuk njihet tre dekada në fushën akademike! S’ka lidhje me Akademinë e Shkencave! Do ishte një pyetje si ky kryetar e ka merituar zgjedhjen. Akademia e Shkencave ka kërkuar që kryetari, nënkryetari, sekretari, kërkojnë rizgjedhjen sepse ligji e ndalonte mandatin e dytë radhazi. Tani duan të ndryshojnë këtë klauzolë! Në 2019 kryeministri e kritikoi mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Akademisë së Shkencave. Prandaj u vendos klauzola 4 vite. Para se të shtrohet si çështje publike, nëse flasim për institucionet e dijes ato vetë duhet të shqetësohen.
Dija ose do të jetë nostalgjike si dikur, ose perëndimore, e hapur ndaj kritikës, dhe të jetë sa më shumë humanitare. Do ta quaja dije sokratike, që nuk shqetësohet për masën. Akademia e Shkencave nuk ka sot, dhe tash 4 vite, as detyrën për të prodhuar teza sepse janë një kryesi honorifike. Nuk është dramë e madhe shkrirja e Akademisë së Shkencave, por s’jam për shkrirjen e saj”.



