Zonja: Nëse vërtetohet që janë paguar media për denigrimin e prokurorit të Veliajt, skandal i madh

Zonja: Nëse vërtetohet që janë paguar media për denigrimin e prokurorit të Veliajt, skandal i madh

Gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nëse vërtetohet se disa media kanë marrë para nga Veliaj për të denigruar prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bano, do ishte një skandal i madh. 

Audio-përgjimi është bërë në shkurt. Duhet të ketë qenë në stres Veliaj që ka folur në burg. Nuk është gjë e fshehtë të kesh qasje ideologjike, por kur futesh në mes dhe merr pagesa për të bërë lajme! Le të marrim portalet që dalin, sipas Elvi Fundos është Shqiptarja.com, dhe Report-i. E nxorën prokurorin të lidhur me agjenturat greke. Duhet provuar nëse ka pasur pagesa. Kur paguhesh për denigrimin e një funksionari publik, që i shkon te familja, te dëftesa, i bën çfarëdo lloj akuze të mundshme, kjo s'është as oponencë, as propagandë, ky është fyerje, ky është denigrim. Ti po paguhesh për të bërë këtë lloj gjëje. Nëse vërtetohet se kanë marrë lekë, ky është skandali më i madh”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy