Spahia: Dyert e PD-së janë të hapura për këdo që e ndien veten demokrat

Spahia: Dyert e PD-së janë të hapura për këdo që e ndien veten demokrat

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, thotë se Partia Demokratike i ka hapur dyert për të gjithë ata që e ndiejnë veten kontribuues për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Spahia tha se kushti i vetëm për ata që duan të rikthehen është të mos jenë implikuar në qeverisjen e Ramës.

Mendoj se PD në fakt dyert e veta i ka pasur gjithmonë të hapura për çdo demokrat dhe demokrate, që në asnjë çast nuk kanë tradhtuar bindjet dhe idealet. Ka qenë e hapur dhe mbetet e hapur për çdokënd që dëshiron të kontribuojë në rikthimin e PD në pushtet. Vetëm personazhe të implikuara në aktivitete kundër PD apo në qeverisjen e Edi Ramës mund të mos ndihen të mirëpritur. PD i ka dhënë provat që për këdo që e ndien veten demokrat apo kontributor, dyert kanë qenë të hapura, përtej vërejtjeve momentale apo mosdakordësisë për çështje të caktuara. Koha është të bashkohemi dhe t’i japim grushtin e fundit një qeverie që po i fundos qytetarët shqiptarë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy