Simptomat që shkakton varianti Omicron

Simptomat që shkakton varianti Omicron

Prej ditësh tashmë varianti Omicron i Covid-19 është përhapur thuajse në të gjithë botën.

Deri tani shkencëtarët dinë shumë pak rreth këtij mutacioni dhe nuk parashikojnë dot ndikimin që do ketë në shoqëri. Atyre do t’iu duhet 3 javë kohë për ta studiuar rrezikshmërinë e tij.

Shumë vende kanë bllokuar fluturimet me shumë shtete të kontinetit afrikan, për shkak të mungesës së informacionit që kanë. Profesori Adam Finn ka deklaruar se është shumë shpejt që të dilet në një konkluzion përfundimtar, për simptomat specifike që shkakton Omicron. Ai tha se personat e infektuar në Afrikën e Jugut, nuk kanë simptoma të rënda dhe nuk kanë humbje të shijes ose të nuhatjes.

Simptomat që raportohen nga shteti afrikan janë lodhja dhe rrahjet e larta të zemrës. Profesori deklaroi që këto nuk janë të dhëna zyrtare dhe nuk janë të vërtetuara shkencërisht. Ai tha se deri tani nuk ka prova, që demonstrojnë që Omicron ka rritur infektimet dhe në qoftë se ka rritur infektimet te personat e vaksinuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy