Ndotja alarmante  nga Albchrome në Elbasan, eksperti: Prej 6 vitesh institucionet nuk monitorojnë më

Ndotja alarmante nga Albchrome në Elbasan, eksperti: Prej 6 vitesh institucionet nuk monitorojnë më

Eksperti i mjedisit Rodion Gjoka foli sot në edicionin e lajmeve të MCN TV për ndotjen kritike të ajrit që shkaktohet nga emetimet e fabrikave të kromit në zonën e Elbasanit, por edhe për kompanitë e ndërtimit. 
Siç u shpreh Gjoka inspektimet tregojnë se ka disa qytete ku cilësia e ajrit kompromenton jetën e qytetarëve, ndër më të ndoturat sipas tij janë Tirana dhe Elbasani.

Intervista:
1-Zoti Gjoka, fillimisht duhet t’ju pyesja cili duhet të jetë reagimi i institucioneve shtetërore kur vërejnë se kompanitë nuk zbatojnë detyrimin ligjor për instalimin e filtrave mjedisore?
Gjoka:
Hapi i parë është paralajmërimi, i dyti është inspektimi në terren për të konstatuar nëse masat janë zbatuar dhe normat ruhen sipas kritereve. Nëse normat janë tejkaluar ka dy masa që merren, mbyllja dhe gjobitja.

2-Në dijeninë tuaj, cilat janë zonat më problematike në Shqipëri sa i përket ndotjes dhe çfarë e shkakton atë?
Gjoka:
Ndotja ka dy karaktere kryesore, e para vjen nga transporti dhe ka një ndotje të shtuar dhe është e rrezikshme sepse është afër popullatës e dyta ka të bëjë me industritë e rënda dhe sektorin e ndërtimit që shkaktojnë ndotje të mëdha. Zonat më të ndotura, dua të them që bëjmë inspektime në 4 bashki kryesore. Kemi 10 -15 pika në cdo qytet ku cilësia e ajrit kompromenton jetën e qytetarëve. 

3-A ka vend për abuzime?
Gjoka: Qytetarët janë ata që kanë barrën më të madhe. Ne kemi ligjin 162 që ngarkon autoritetn shtetëror dhe kompaninë përkatëse. Sot prej 6 vitesh institucionet nuk monitorojnë më dhe nuk kemi një statistikë të qartë dhe kompanitë emetojnë sipas nevojës. Ai ligj ka krijuar abuzimet. 
Raportet e vetmonitorimit i sjellin raportet e pastra dhe bashkitë nuk kanë bërë inspektime duke pranuar vetëmonitorimin e kompanive.
Situata në Elbasan Tiranë dhe Shkodër kalon standartet. Institucionet nuk kryejnë matje dhe lënë vend për evazion të madh.

4-Çfarë politikash duhet të ndjekin autoritetet shtetërore për të ulur nivelin e ndotjes në këto zona?
Gjoka:
Politikat janë të gjithëanshme. E para ka të bëjë me emetimin e dioksidit të karbonit, qytetet që kanë pësuar përmbytje po kërkojnë të heqin lëndën djegëse fosile. Ju e shihni vetë që të gjithë subjektet punojnë natën dhe natën clirohen ndotësit e mëdha. Ndotja është shumë sheqtësuese dhe qytetarët janë ata që e përballjojnë. Ne zbatojmë vetëm 20% të atyre që shkruhen në ligj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy