Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina synon të nënshkruajë kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Njoftimi vjen pak minuta pas fjalimit të Vladimir Putin në Kremlin, i cili zyrtarizoi aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë, ku u mbajt një referendum farsë ditët e fundit.
Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Kështu tha Zelensky në një video të postuar në mediat sociale.



