Kiço: Ka një tendencë nga elementë të caktuar që ndikon në grabitjen e fshatrave të minoritetit (VIDEO)

Kiço: Ka një tendencë nga elementë të caktuar që ndikon në grabitjen e fshatrave të minoritetit (VIDEO)

Grabitjet janë kthyer në fenomen shqetësues për banorët e fshatrave të minoritetit grek. Kjo për shkak edhe të mungesës së kapacitetit dhe infrastrukturës së stacionit të policisë në zonën e Livadhjasë. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, kryebashkiaku i Finiqit, Kristo Kiço, u shpreh se fshatrat ku ky fenomen ka ndodhur shpesh ditët e fundit banohen kryesisht nga të moshuar, te të cilët është krijuar pasiguri.  

Janë më shumë se 100 raste, fenomeni është bërë shqetësues. Në 48 orë në fshatin e Kranesë janë vjedhur 7 banesa. Janë banesa të njerëzve që ndodhen në emigracion. Pjesa më e madhe në Bashkinë e Finiqit janë moshë e tretë dhe kjo na bën të shqetësohemi akoma më tepër. Kjo krijon pasiguri dhe probleme psikologjike te të moshuarit. Kam përshtypjen se policia duhet të jetë në gjurmët e tyre. Ata duhen evidentuar dhe duhen ndjekur procedurat për ta. Stacioni i Livadhjasë është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës. Ne kemi kërkuar që ky stacion të përforcohet”, tha ai.

Sipas Kiços, situata në Finiq ka agravuar më shumë se në Dropull. Kjo për shkak të fenomenit të emigrimit, që i ka bërë më vulnerabël përballë vjdhjeve dhe grabitjeve një kategori fshatrash.

Pavarësisht punës me organet e rendit nuk ka rezultate të prekshme në këtë drejtim. Ky është qëllimi i gjithë “presionit” që ne kemi bërë për të gjetur mënyrat si ta zgjidhim këtë situatë. Kjo më e goditur sepse pjesa më e madhe është në emigracion sepse është pre më e lehtë për grabitësit”, tha ai.

Kiço e përjashtoi mundësinë e një prapavije politike, por shtoi se ka një tendencë nga elementë të caktuar të popullsisë shqiptare që ndikon në këto fenomene.

Ne nuk kemi konflikte esenciale me popullsinë shqiptare. Këto janë fenomene që ekzistojnë. Është një pjesë e ndjeshme, nacionaliste. Me tabelat që janë vendosur përgjatë aksit nacional, edhe në gjuhën greke, edhe ato dhunohen dhe fshihen. Para disa ditësh ne i kemi zëvendësuar, por janë fshirë prapë. Kjo tregon se ka një lloj tendence nga elementë të caktuar, që nuk përbëjnë shumicë, por kjo ndikon edhe te grabitjet dhe dhunimet që bëhen”, tha ai.

Sa i takon takimit që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi dje me banorët e këtyre zonave, Kiço tha se i është kërkuar mbështetje.

Besoj se ishte takim që u vlerësua nga banorët e zonës dhe të Bashkisë së Finiqit. Ishte bashkëbisedim me ministrin. Kërkuam që të kemi standarde dhe rezultate të prekshme. Ai na premtoi fuqizimin e stacionit të policisë së Livadhjasë me forca dhe mjete. Ne do të nxitim të rinjtë që të bëhen pjesë e trupave policore. Kjo nuk do të cenojë standardet, por do të plotësojë një përqindje”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy