Gati një javë nga nisja e zbatimit të aktit normativ të qeverisë për të ndëshkuar protestuesit me gjoba, Policia ka vendosur 117 të tilla. Çdo protestues që është identifikuar nga efektivët në bulevard dhe nuk i është bindur policisë, është gjobitur me 5 mijë lekë. Ndërkohë akti normativ është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.



