
Një vatër zjarri ka përfshirë këtë pasdite pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz në bashkinë Patos.
Zjarrfikësja Fier dhe Patos ndodhet në vendngjarje, por për shkak të temperaturave të larta, erës që fryn dhe terreni i vështirë po vështirëson punën e tyre.
Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet, por rreth kësaj zone ka fermerë që kanë mbjellë bimë ulliri, çka mund të shkaktojë jo vetëm dëm ekonomik, por edhe mjedisor.



