
Policia në jug të Francës ekzekutoi një burrë të martën, menjëherë pasi ai kishte qëlluar me thikë të paktën dy persona dhe kishte nxjerrë një armë zjarri për t’iu kundërpërgjigjur oficerëve.
Sulmi me thikë ndodhi në qendër të Marsejës në orën 4:30 të mëngjesit me orën lokale, bëri të ditur policia franceze për NBC Neës.
Pasi qëlloi me thikë të paktën dy këmbësorë, oficerët iu afruan atij dhe ai hodhi thikën, thanë zyrtarët. Por pastaj sulmuesi nxori një pistoletë dhe qëlloi oficerët, të cilët iu kundërpërgjigjën duke e vrarë.
Oficerët nuk u lënduan.
Sulmuesi ishte 36 vjeç dhe kishte rekorde për krime të vogla, tha policia lokale.



