Duke folur për zhdukjen e 60 milionë €, të inceneratorit të Tiranës, ish-zv/kryeministri adresoj pyetje ndaj SPAK se ku kanë shkuar ato pasi janë pa adresë.
Sipas tij duhet një hetim i thelluar dhe një gjykim i pavarur për ato para.
Pyetjen e kam tek SPAK, ku kanë shkuar 60 mln. Ku, kanë shkuar 60 mln ndërkohë që ti ndjek laminatin e kuzhinës së Erjolës dhe pllakat e banjos. Ku janë 60 mln dollarë, kush qëndron pas, kush ka dhënë garanci, kush e ka blerë, kush është 20%. Le të shikohen këto.
Të presim një hetim dhe gjykim të pavarur, gjë që nuk po ndodh, për të kuptuar se kush dhe sa ka abuzuar me Tiranën. Detyra e ministrit të Financave nuk është të vlerësojë kompanitë.
A shpërndahen, gjeji. Shumë bukur, ndiqi 60 mln euro dhe mos dil të thuash, se ne kemi merak ta sekuestrojmë se kemi merak arbitrazhin. Ke arbitrazhin merak, ti nuk mund të flasësh si ministër, kjo është detyra e ministrit të Financave, jo e SPAK. Nëse ke merak arbitrazhin hetoje thellësisht Beketin, është refuzuar dhe një komision hetimor. Hetoje për arbitrazhin apo ti do të më varrosësh mua. Kë kërcënon mua, i bën presion gjykatës se do të kërkosh dënim maksimal se nuk të rruhet për procedurat. Bravo të qoftë. Ne e bëmë drejtësinë e re për të qenë të gjithë të barabartë përballë ligjit, jo njëri mbi ligjin e tjetri poshtë. Pra rasti im është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurte.



