Tërmet i fortë në Taivan/ 3 viktima, 60 të zhdukur

Tërmet i fortë në Taivan/ 3 viktima, 60 të zhdukur

Një tërmet goditi qytetin turistik Hualien në Tajvan. Lëkundja me magnitudë 6.4 ballë goditi qytetin bregdetar pak para mesnatës.

Për pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 243 të tjerë. Katër ndërtesa janë shembur, ndërsa 60 persona rezultojnë të zhdukur.

Shumë prej tyre dyshohet se janë nën rrënoja. Tërmeti konsiderohet si më i forti në 40 vitet e fundit.

Pas goditjes së fortë, goditje të tjera më të dobëta kanë vijuar gjatë ditës.

Hualien është një qytet bregdetar me 100 mijë banorë. Për shkak të tërmetit, 40 mijë shtëpi mbetën pa ujë, ndërsa 1 900 pa energji.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy