
Për pedagogen Linda Mëniku, gjuha shqipe sot është në një moment fatlum, ku pas shumë shekuj të mbetur në izolim ndaj botës, jemi në një situatë ku brezat para nesh do e kishin ëndërr, ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Shqipëri, Kosovë, përdoret në Maqedoni si gjuhë e dytë, përdoret dhe në Mal të Zi.
Për këtë arsye pedagogia Mëniku deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se gjuha shqipe është në periudhën më të mirë vetë.
Për mua Kosova ka qenë heroinë dhe profesorët heronj për ruajtjen e shqipes atje ku nuk pati shkolla. E kuptoni çfarë mbijetese ka gjuha shqipe në Kosovë apo Maqedoni?
Sot kemi një situatë gjuhësore ku gjuhët e huaja janë në plan të parë dhe të rinjtë flasin më mirë anglisht se shqip.
Ka shumë këngë të muzikës së lehtë dhe romantike që kanë tekste të bukrua dhe i preferojnë dhe në botë, zhargoni përdoret për këngë të muzikës rep.
Dhe në Itali ka grupe të caktuara që përdorin zhargon të caktuar. Problemi i parë është pse përdorin gjuhët e huaja, pse ndihen më mirë kur këndojnë në gjuhë të huaj?
I dëgjoj fëmijët të komunikojnë anglisht kur mbarojnë mësimin, dhe për mua kjo vjen pasi ajo që i mëson kultura shqipe, arti shqiptar, është shumë më e gjerë ajo që u jep anglishtja.
Është e pamundur të ndalim ndikimin e anglishtes, ajo që mund të bëjnë institucionet është që të punohet fuqimisht që qytetarët shqiptarë të kenë një qasje ndaj gjuhës.
Sipas saj, duhet të ketë një faqe interneti që nëse dikush dëshiron të dijë se si janë emrat e gjithë qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë të jenë diku, se si janë emrat e institucioneve apo tabelat e rrugëve.
Mëniku këmbëngul se duhet ndërhyrë aty ku është e përditshmja dhe se duhet të jenë gjëra publike ku njeriu që e ka me dyshim si ta shkruajë, ta gjejë kollaj.
Duhet të thjeshtohet informacioni, t;i vijë qytetarit në ndihmë. Dashuria për gjuhën është dashuri për identitetin shqiptar.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve sot mendon emigrimin, kanë tendencë për të studiuar gjermanisht, anglisht, për vendet ku duan të punojnë. Gjuha mbetet tek familja, në çështjet individuale.
Duhet të punohet për pasurimin e shqipes, edhe përmes mekanizmave që janë por duke përdorur persona të kualifikuar.
Duhen krijuar lista të reja për fjalët, nëse hyjnë dhe mbeten në përdorim në rregull, nëse nuk hyjnë, s’ka qenë fjala e duhur. Pasurimi bëhet me institucione të caktuara.
Shoh si shqetësim se sa jemi investuar ne në gjetjen e dokumentacionit të ri. Gjërat nuk bëhen në mënyrë individuale në kohën e sotme.



