Dritë jeshile për hapjen e negociatave, Milo: Të mos ngremë gotat e shampanjës, fillon një etapë kushtëzimesh

Dritë jeshile për hapjen e negociatave, Milo: Të mos ngremë gotat e shampanjës, fillon një etapë kushtëzimesh

Miratimi i propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i hap rrugën hapjes së negociatave për të dhe për Shqipërinë. Megjithatë, për ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, pavarësisht se mund të cilësohet arritje, ky moment shënon hyrjen në një etapë të re, që e vë vendin para kushtëzimeve shumë serioze.

Në një përqindje të madhe politika e ka ngadalësuar këtë proces pasi shpesh janë sakrifikuar standardet e kërkuara. Jo gjithnjë janë respektuar standardet, jo gjithmonë është ecur me frymën europiane. Duhet të pranojmë se erdhi dita për të hapur negociatat. Duhet festuar por një festim i maturuar. Ajo që ndodhi është një arritje, por njëkohësisht është fillimi i një etape të dytë që e vë Shqipërinë para kushtëzimeve shumë serioze. Negociatat do të jenë tepër profesioniste, standardet duhet të plotësohen në detaje. Nuk duhet të ngremë gotat e shampanjës se Shqipëria u pranua në BE. Është fillimi i një etape të dytë. Ka një numër çështjesh që do të diskutohen në vijim.  

Integrimi është përdorur gjithmonë për të fituar zgjedhjet, por është bërë pak për të plotësuar standardet. Megjithatë duhet të jemi realistë. Është bërë një punë e madh dhe nuk duhet mohuar.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy