
Banorët e lagjes 17 në qytetin e Durrësit akuzojnë pronarët e bizneseve për ndotjen e zonës, pasi depozitojnë mbetjet e peshkut në një kanal pranë banesave duke e kthyer atë në një vatër të rrezikshme. Banorët thonë se ky kanal ka dy vite që nuk pastrohet dhe se politikanët harrojnë premtimet pas fushatave elektorale.



