Edhe Çekia ngre alarmin: Huawei dhe ZTE përdoren për spiunazh

Edhe Çekia ngre alarmin: Huawei dhe ZTE përdoren për spiunazh

Agjencia për Kibernetikën dhe Sigurinë e Informacionit në Republikën Çeke ngre alarmin në lidhje me produktet e dy gjigantëve të teknologjisë kineze, Huawei dhe ZTE.

Në një raport të kësaj agjencie thuhet se përdorimi i teknologjisë që ofrojnë dy kompnitë në fjalë mund të ekspozojë kompanitë apo individët vendas.

“Sipas informacioneve që disponojmë, ka lidhje organizative dhe personale mes këtyre kompanive dhe shtetit kinez. Prandaj, kjo është arsyeja pse ngremë shqetësimin se, interesi i Republikës Popullore të Kinës mund të vihet para interesit të përdueseve të këtyre kompanive teknologjike”, thuhet në raport.

Sipas raportit, rreziku ka të bëjë kryesisht me ndikimin kinez dhe aktivitete të spiunazhit nëpërmjet agjencive të inteligjencës.

“Këto fakte, në tërësinë e tyre, çojnë në shqetësime të arsyeshme në lidhje me rreziqet e mundshme të sigurisë në përdorimin e teknologjive të këtyre kompanive. Shkalla e rrezikut potencial për shkak të ndikimit të mundshëm të shkeljeve të sigurisë së informacionit në sistemet e informacionit dhe komunikimit që lidhen me shtetin nuk është i papërfillshëm”, thuhet në raport.

Çekia u bashkohet kështu një numri jo të vogël vendesh që i kanë paralajmëruar kompanitë dhe qytetarët e tyre të mos përdorin aparatet apo programet e dy gjigantëve të teknologjisë kineze.

Vitin e kaluar, një paralajmërim i ngjashëm i bërë nga FBI dhe CIA solli si pasojë ndalimin e aksesit të dy kompanive kineze në SHBA. Të njëjtën gjatë bëri edhe Australia pak muaj më parë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy