Rusi, arrestohet gazetarja e Radio Evropa e Lirë

Rusi, arrestohet gazetarja e Radio Evropa e Lirë

Një gazetare ruso-amerikane e cila punon për Radio Evropa e Lirë-Radio Liberty, është arrestuar në Rusi e akuzuar për dështimin e regjistrimit si agjente i huaj, sipas punëdhënësit të saj dhe një grupi mbikëqyrës gazetarësh.

Alsu Kurmasheva, redaktore e gazetës së financuar nga SHBA, po mbahet në një qendër të përkohshme paraburgimi, tha në një deklaratë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në New York, duke cituar median shtetërore Tatar-Inform.

“Alsu është një kolege shumë e respektuar, grua e përkushtuar dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve”, tha presidenti në detyrë i Radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin.

Ajo duhet të lirohet në mënyrë që të mund të kthehet menjëherë te familja e saj.

Ajo është gazetarja e dytë amerikane që mbahet nga Rusia në muajt e fundit. Evan Gershkovich, një reporter për Wall Street Journal, është arrestuar që nga marsi, i akuzuar për spiunazh.

Kurmasheva, e cila jeton në Pragë, hyri në Rusi më 20 maj për një emergjencë familjare.

Ajo u ndalua përkohësisht në aeroportin e Kazanit më 2 qershor përpara fluturimit të saj të kthimit, ku i konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse dhe u gjobit për dështimin e regjistrimit të pasaportës së saj amerikane në autoritetet ruse.

Kurmasheva ka mbuluar gjendjen e pakicave etnike në Tatarstan dhe Bashkortostan, veçanërisht përpjekjet për të ruajtur gjuhën tatare, edhe pse autoritetet ruse kanë ushtruar presion të shtuar mbi tatarët vitet e fundit.

Ajo ishte në pritje të kthimit të pasaportave të saj kur u shpall akuza e re, duke shtuar se nëse shpallet fajtore ajo përballet me pesë vjet burg.

Arrestimi i Kurmashevës vjen shtatë muaj pas ndalimit të Gershkovich, i cili u bë gazetari i parë perëndimor që burgoset me akuza për spiunazh në Rusi që nga koha sovjetike.

Rusia nuk ka ofruar prova publike për akuzat që ka bërë kundër Gershkovich. Një gjykatë në Moskë në fillim të këtij muaji hodhi poshtë ankesën e tij për ndalimin e tij dhe urdhëroi që ai të mbahet deri në fund të nëntorit.

Amerikani, i cili më parë ka punuar për AFP, vazhdoi të raportonte nga Rusia pasi Kremlini nisi ofensivën e tij në Ukrainë, pavarësisht se shumë gazetarë perëndimorë u larguan nga vendi.

Ai është mbajtur në burgun famëkeq Lefortovo të Moskës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy