
Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin magazinën e Ministrisë Brendshme, pranë rrugës së “Kavajës”.
Sipas policisë bëhet fjalë për magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të ministrisë, ku disa pajisje të dala jashtë përdorimit dhe që ishin gati për t’u asgjësuar janë vjedhur, kryesisht, printer, kondicionerë dhe skaner.
Ndërkohë, policia bën të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”. Kjo është hera e dytë brenda muajit, që Ministria e Brendshme bie pre e vjedhjes pa autor.



