Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-s për përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë ish-gjyqtarit e Apelit të Durrësit Petraq Dhimitri për shkak të korrupsionit.
Madje Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Petraq Dhimitrin me tre vite burg për korrupsion, por ish-gjyqtari përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar.
KPK fillimisht fillimisht në nëntor të 2019 nisi procesin e verifikimit për Dhimitrin, ndërsa më 6 korrik 2020 e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit së bashku me Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon janë dënuar për korrupsion për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.



