Berisha në arrest shtëpie, Dyrnjaja: Momenti ku ndahet ringjallja e PD nga vdekja e saj

Berisha në arrest shtëpie, Dyrnjaja: Momenti ku ndahet ringjallja e PD nga vdekja e saj

Me daljen vetëm në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama sipas gazetarit Denis Dyrnjaja po jep mesazhin se asnjëri prej ministrave të kabinetit nuk është imun ndaj SPAK-ut. Në studion e lajmeve, Dyrnjaja tha se

Nuk është rastësore vetmia e Ramës në konferencën për shtyp. Rama qëllimisht doli vetëm për të treguar që SPAK-u nuk është pjesë e imja dhe askush nuk ka imunitet. Kështu e pashë unë. Një distancim i tij për të thënë që kjo nuk është arritje e PS por një rrugëtim normal i drejtësisë.

21 janari që përmendi është një nevojë politike për ta përdorur për një rikapitulim nga ana e tij. Ai po përpiqet të bëjë një distancim nga veprimet e SPAK dhe prokurorisë. Kjo është e gjithë ajo që mund të themi.

Lidhur me ndryshimet e pritshme në PD, pas izolimit në shtëpi të liderit të Rithemelimit, Dyrnjaja tha se kjo është një mundësi për të ringritur partinë.

Sot Berisha pranoi faktin e izolimit në shtëpi. Thënë kjo, çfarëdo rezistence është e kotë.  

Mendoj që Kuvendi që do të ndodhë, mund t’i besohet një forcë drejtuese më e madhe gaz bardhit. Ose do të shkohet drejt një kuvendi tjetër që zgjedh liderin e ri.

Nëse do të ketë një delegim te dikush që do të vijë me autorizim, kjo do të jetë kosto për PD.

Është momenti që kjo e keqe ndoshta është një e mirë që të krijohet një tronditje tektonike për një rikapitulim të drejtimit të PD.

Nëse PD do vërtet të bëjëkohezion të brendshëm dhe të përfshijë shtresat përtej saj është momenti sot për një kuvend të hapur kombëtar, sikur të ishte rikrijimi i PD-së nga e para. Është një moment kur ndahet vdekja ose ringjallja e saj.

Dyrnjaja tha se frika nga drejtësia është reale në të gjithë spektrin e politikës.

Një ditë një prokuror mund të trokasë në derën e Ramës. Kafshata politike e korrupsionit është shumë e madhe për ta përtypur një strukturë e vogël si SPAK-u. Nëse kurajo e tyre është e madhe, mund të trokasin edhe në derën e Ramës. E sigurt është se shumë njerëz nuk po e bëjnë gjumin e qetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy