Gjendet predhë në një çantë shpine, mbyllet aeroporti në Gjermani

Gjendet predhë në një çantë shpine, mbyllet aeroporti në Gjermani

Aeroporti i Mynihut në Gjermani është evakuuar pasi autoritetet zbuluan një predhë në një çantë shpine.

Pajisja shpërthyese u gjet gjatë një kontrolli sigurie ndërsa 28-vjeçari u përpoq të kapte një fluturim.

Zbulimi nxiti një bllokim të menjëhershëm të pjesëve të aeroportit para se specialistët të ishin në gjendje të hiqnin municionin dhe ta shkatërronin atë.

28-vjeçari i tha policisë se e kishte gjetur predhën gjatë një udhëtimi në Zvicër dhe kishte harruar se ishte në çantën e tij.

Ndërkohë që tashmë ka të ngjarë të përballet me akuza penale për shkeljen e ligjeve të sigurisë në aviacion dhe eksplozivëve dhe do të duhet të paguajë për koston e operacionit të policisë.

Është e paqartë nëse operatorët e aeroportit të Mynihut, i dyti më i madh i Gjermanisë, gjithashtu do të padisin personin për dëmet.

Ende nuk është e qartë se çfarë lloj municioni ishte, por autoritetet dyshojnë se i përket Luftës së Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy