Ka nisur pak më parë në Senatin amerikan gjyqi i dytë historik ndaj ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Ish-Presidenti akuzohet për nxitje dhune ndaj mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Capitol Hill disa javë më parë, në një përpjekje për të ndaluar çertifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Gjatë sulmit në Capitol mbetën të vdekur 5 persona, ndërkohë që mbështetësit e Trump thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë.
*Burimi BBC



