Tre fizikanët që zbërthyen misteret e kozmosit nderohen me Nobel

Tre fizikanët që zbërthyen misteret e kozmosit nderohen me Nobel

Çmimi Nobel 2020 në Fizikë iu dha tre fizikanëve që kanë zbuluar misteret më të mëdha të hapësirës: vrimat e zeza. Fituesit janë Roger Penrose, akademik i Universitetit të Oksfordit që mori gjysmën e çmimit, ndërsa shkencëtarja amerikane Andrea Ghez dhe gjermani Reinhard Genzel ndanë gjysmën tjetër.

Penrose iu njoh puna për "zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fortë i teorisë së përgjithshme të relativitetit".

Ghez dhe Genzel iu dha gjysma tjetër e çmimit për "zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë".

Është bërë e zakonshme ndarja e çmimit mes disa shkencëtarëve që kanë punuar në fusha të ngjashme. Çmimi i vitit të kaluar shkoi për kozmologun e lindur në Kanada, James Peebles, për punën teorike në lidhje me universin menjëherë pas shpërthimit Big Bang, dhe astronomëve zviceranë Michel Mayor dhe Didier Queloz për zbulimin e një planeti jashtë sistemit tonë diellor.

Çmimi prestigjioz shoqërohet me një medalje të artë dhe një çmim prej 10 milionë koronash suedeze (më shumë se 950 000 €), një traditë që e nisi më shumë se një shekull më parë shpikësi suedez, Alfred Nobel.   

Fituesit e çmimeve këtë vit nuk do të ftohen në Stokholm për ceremoninë e zakonshme të dhënies së çmimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të hënën, Komiteti Nobel u dha çmimin për mjekësinë amerikanëve Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice dhe shkencëtarit të lindur në Britani, Michael Houghton, për zbulimin e virusit Hepatiti C.

Çmimet e tjera në fushat e kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë pritet të ndahen në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy