Rastet me meningjit në Shqipëri/ Epidemiologu Alimehmeti dhe pediatri Tushe: Nuk ka vend për panik

Rastet me meningjit në Shqipëri/ Epidemiologu Alimehmeti dhe pediatri Tushe: Nuk ka vend për panik

Meningjiti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e membranave mbrojtëse që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe mjeku pediatër, neonatologu Edi Tushe thanë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se rastet që janë shfaqur në Shqipëri nuk kanë të bëjnë me epidemi, dhe se nuk ka vend për panik por për të marrë masa.

Epidemiologu Alimehmeti pohon se pavarësisht rasteve të pakta, jemi në një situatë më shkallë të lartë të gripit sesa të meningjitit.

Meningjiti është një lloj sëmundje që është inflamacion i cipave që veshin trurin, sistemin nervoz qendror, shkaktohet nga shumë gjera, përfshirë bakteret.

Ajo që u shestuam në këto kohë në Shqipëri është ‘ninseri meningitigis’ ky është agjendë bakterial që i vunë emrin. Meningjitit invazive janë zakonisht raste sporadike, janë vatra që vet autoizolohen, dhe raste në shkallë Evropë janë deri në 1000 e diçka në vit.

Kur vjen puna te simptomat  forta, nuk të kenë dyshime se këtu është diçka e rëndë që do kujdes dhe mjeku të vë diagnozën. Po pate meningjit, nuk pate dyshime, se simptomat janë aq të forta.

Prekjet e forta të sistemit nervor janë të forta, konfuzion, nuk kupton ku je, varësisht nga mosha e fëmijës, pra, janë simptoma që diçka nuk shkon te ky njeri.

 Por ne nuk jemi në një situatë të tillë se përndryshe çdokush po pati temperaturë dhe ka këmbë e duart të ftohta, do mendoj se ka meningjit, nuk jemi në atë situatë. Ndërkohë, meningjiti është shumë pak dhe gripi është në shkallë shumë më të lartë.

Mjeku pediatër Edi Tushe, thotë se pavarësisht shkaqeve, Shqipëria është e mbrojtur 70% nga rastet e meningjitit bakterial.

Nuk jemi në një situatë paniku. Pak a shumë çdo vit ne ose ne gjithë botën ka raste me meningjit bakterial. në 70-% të rasteve shkaqet janë nga viruset, nuk janë nga bakteret.

Natyrisht që bakterit shkaktojnë një meningjit i cili është tepër i rënde dhe inferior por nëse i shohim në total në vitin 2021 ka patur vetëm 6 raste në 100 mijë banore.

Nga një vit në vitin tjetër, detyrimisht që ka ndryshime nga më të ndryshmet, të cilat ndodhin në kuadër të kushteve të caktuar pas viruseve të rënda, pas lodhës se organizmit, nga sëmundjet e shpeshta që mund ta prekin të dimrit.

Shkaqet kryesore te meningjitit bakterial janë streptokoku i pneumonisë për të cilën ne vaksinohemi, vendin e dytë e zë ‘neseria mningitis’ , për të cilën ka vaksinë, por ne nuk e kemi në sistem ende dhe janë disa bakterial që janë më të rralla që aktivizohen në momente të caktuara, siç janë listeria, tuberkulozi, etj,.

Kështu që bëhet fjalë për raste por me vaksinimin që bëhet në Shqipëri ne jemi të mbrojtur në 70% të rasteve nga meningjiti bakterial.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy