Ke lënduar figurën e Mithat Frashërit, Milo-Nanos: Ka bashkëpunuar me fashistët, dhjetëra dokumente e vërtetojnë këtë

Ke lënduar figurën e Mithat Frashërit, Milo-Nanos: Ka bashkëpunuar me fashistët, dhjetëra dokumente e vërtetojnë këtë

Deklaratës së drejtuesit të “Arnautistan” në MCN TV, Mustafa Nano se ka lënduar figurën e Mithat Frashërit më atë çfarë ka shkruar për të, historiani Paskal Milo iu përgjigj duke thënë se i njeh meritat e tij, ndërkohë që shtoi se në pikëpamjen e tij për Luftën e Dytë Botërore është i dështuar.


Milo tha se Mithat Frashëri nuk është orientuar drejt si atdhetar dhe ka bashkëpunuar me fashistët dhe sipas tij ka dhjetëra dokumente në arkivin shtetëror që e vërtetojnë këtë.  


“Në atë kohë ka qenë një lëvizje për bashkimin e së djathtës ballkanike kundër komunizmit dhe aty gaboi Mithat Frashëri sepse udhëzimet që ai dha kishte element antishqiptarë”, shtoi ai. 

“Unë nuk kam synuar të lëndoj Mithat Frashërin, kam vite që e studioj, por nuk është gjeni.

Ai është një qenie tokësore që ka jetuar në një moment të caktuar të historisë me të mirat dhe të metat e tij si çdo njeri.

Unë kam vënë në dukje meritat e tij në historinë shqiptare, ka merita në fushën e albanologjisë, si diplomat në konferencën e Parisit dhe si ministër fuqiplotë në Athinë.

Por kurrsesi unë nuk e kam fshehur pikëpamjen time se si në Luftën e Dytë Botërore ai është i dështuar.

Si atdhetar nuk arriti të orjentohet dhe të veprojë drejt. Të udhëheqësh kundër fashizmit dhe të bashkohesh me ta, meritë është kjo.

Ka me dhjetëra dokumente që e vërtetojnë këtë. Ballistët e djeshëm dhe të sotëm duhet të heqin dorë nga akuzat që u bëjnë historianëve.

Dokumentet janë në arkivin shtetëror dhe ku Mithat Frashëri ka firmosur me dorën e tij. Këta nuk mohojnë dokumentet, por i interpretojnë ato duke thënë se mirë ka bërë sepse duhet biseduar edhe me kundërshtarin.

Në atë kohë ka qenë një lëvizje për bashkimin e së djathtës ballkanike kundër komunizmit dhe aty gaboi Mithat Frashëri sepse udhëzimet që ai dha kishte element antishqiptarë.

Të pretendosh që të krijosh federatë shqiptaro greke dhe të vësh një pikë që do bashkoheshin ushtritë e dy vendeve nën komandon e ushtrisë greke. Ka gjë më të keqe. Ushtria është element sovraniteti. Çfarë është kjo?”, tha Milo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy